Kosova

Lekaj pranon se “Bechtel&Enka” s’ka vendosur ende panelet kundër zhurmës në “Arbën Xhaferi”

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka pranuar se nuk është përmbushur e gjithë kontrata me “Bechtel&Enkan” për autostradën “Arbën Xhaferi”.

Edhe pse fillimisht në Puls të KTV-së ai tha se kanë përfunduar punimet dhe hapja bëhet në fund të muajit maj, një publikim i një pike nga kontrata detyroi Lekajn që të pranojë se akoma s’janë vendosur panelet kundër zhurmës.

Ai pranoi se çka do që është në kontratë do të zbatohet, ndërsa shtoi se për këtë pikë po presin një mendim të ministrisë së Mjedisit.

Vendosja e këtyre “paneleve” për mbrojtjen nga zhurma arrin vlerën e rreth pesë milionë eurosh.

Lekaj ka pranuar se për ndërtimin e kësaj autostrade janë paguar 706 milionë euro.