Kosova

Lekaj: Ky është mandati i ndryshimit të madh

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, duke njoftuar për nënshkrimin e kontratës për rehabilitimin e rrugës Regjionale R117, Therandë-Rahovec, me kosto prej rreth 900 mijë eurosh, ka thënë se ky mandat është mandati i ndryshimit të madh dhe se kjo arrihet vetëm duke qenë në bashkëqeverisje me komunat dhe njerëzit e zakonshëm të vendit tonë.

Ky është statusi i plotë i ministrit Pal Lekaj në Facebook:

“REHABILITIM, NDËRTIM, MANDATI I NDRYSHIMIT

Nënshkrova kontraten për rehabilitimin e rrugës Regjionale R 117, Therandë – Rahovec, e gjatë 12 kilometer, në vlerë prej rreth 900 mijë euro.

Ky është mandati i “Ndryshimit të Madh”, e kjo do të arrihet vetëm duke qenë në bashkëqeverisje me komunat dhe me njerëzit e zakonshëm të vendit tonë.

Të gjithë bashkë, për Infrastrukturën që kemi nevojë e për Kosovën që e duam!”, ka shkruar Lekaj në “Facebook”.