Kosova

Lekaj e konsideron njohje nga Serbia, linjën ajrore Prishtinë – Beograd

Marrëveshja që synon rihapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd, e nënshkruar në ambasadën e ShBA-së në Berlin, po konsiderohet de facto si njohje e Kosovës nga ana e Serbisë.

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Pal Lekaj e ka quajtur këtë ngjarje të mirë për të dyja vendet.

Ai ka thënë se kjo marrëveshje është përafrim i marrëveshjes finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që dialogu të përfundojë dhe të finalizohet me njohje reciproke.

“Është një hap i parë i përafrimit dhe një marrëveshje finale për hapësirën ajrore dhe për lidhjen e korridoreve sepse ne çdo herë kemi insistuar që Kosova të merr kompetencat për hapësirën ajrore. Duke u bazuar në këtë, ne vetëm kemi bërë hapin e parë të përafrimit dhe është një ngjarje shumë e mirë për dy vendet”, tha Lekaj, teksa ka shtuar se nga kjo marrëveshja përafrohet njohja në mes dy shteteve.

“Gjithsesi është një hap para për një marrëveshje finale mes dy shteteve, dhe unë mendoj që kjo është një shtytje e këtij procesi që të finalizohet me njohje reciproke. Po sepse pas 21 viteve, kemi një marrëveshje mes dy shteteve që ju e dini deri më tani nuk e ka njohur entitetin tonë apo autoritetin e Aeroportit të Prishtinës dhe pas 21 viteve, Serbia e njeh Kosovën si shtet mund ta quaj, dhe kjo është një marrëveshje historike. Nga kjo marrëveshje përafrohet edhe njohja mes dy shteve. Kur e them këtë, sepse Serbia ka njohur realitetin e krijuar dhe Aeroportin e Prishtinës si pjesë e Kosovës dhe jo si pjesë e Serbisë siç ka aloduar”, ka thënë Lekaj.

Lekaj ka thënë se kjo marrëveshje Kosova përfiton në dy dimenzione, atë të shkurtimit kohor dhe ulje të çmimeve të biletave.

“Ajo që mund të them se është një përafrim i zgjidhjes së çështjes së hapësirës ajrore sepse nëse dakordohemi në të ardhmen e afërt, Kosova përfiton në shumë dimenzione. Nëse ne përfitojmë që të kemi të drejtë ta shkelim hapësirën ajrore të Serbisë si shtet i Kosovës, shkurtohet largësia përafro 20-30 minuta dhe që kjo ka impakt pozitiv edhe në uljen e çmimeve të biletave dhe kështu që qytetarët përfitojnë në kohë dhe në çmime, dhe në asnjë mënyrë nuk është interes i njëanshëm por përfitojnë qytetarët e Kosovës”, ka thënë Lekaj për EO.

Ndërkaq, Lekaj ka thënë se Serbia ka njohur Aeroportin e Prishtinës si pjesë të Kosovës dhe jo si pjesë të Serbisë.  

“Po sepse pas 21 viteve, kemi një marrëveshje mes dy shteteve që ju e dini deri më tani nuk e ka njohur entitetin tonë apo autoritetin e Aeroportit të Prishtinës dhe pas 21 viteve, Serbia e njeh Kosovën si shtet mund ta quaj, dhe kjo është një marrëveshje historike. Nga kjo marrëveshje përafrohet edhe njohja mes dy shteteve. Kur e them këtë, sepse Serbia ka njohur realitetin e krijuar dhe Aeroportin e Prishtinës si pjesë e Kosovës dhe ko si pjesë e Serbisë siç ka aluduar”.

Lekaj ka thënë se ky relacion është vetëm për linjën Prishtinë-Beograd dhe anasjelltas, dhe jo për vendet tjera.

Ka thënë se mbi këtë marrëveshje, nëse udhëtarët udhëtojnë në këtë relacion, atëherë shteti i Serbisë duhet t’i njeh pasaportat e Republikës së Kosovës.

Marrëveshja u nënshkrua në ambasadën e SHBA-së në Berlin, nga sekretari shtetëror në Ministrinë serbe të Ekonomisë Milun Trivunaç dhe Eset Berisha drejtor i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës. Në ceremoninë e nënshkrimit ndërmjetësues ishin ambasadori i SHBA-së në Berlin, Richard Grenell që është edhe i dërguar special i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, si dhe këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien.

Fluturimet Prishtinë-Beograd dhe anasjelltas në të ardhmen do të realizohen nga kompania gjermane “Lufthansa”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.