SPORT

Leicesteri thellon krizën e Arsenalit, rrëmben pozitën e dytë

Arsenali ka vazhduar me formën e dobët në Premier Ligë. Është Leicesteri që ka mposhtur “Topçinjtë” për t’i thelluar në krizë rezultatesh.

Leicesteri i Brendan Rodgersit fitoi 2 me 0 në xhiron e 12-të të Premier Ligës. Jamie Vardy e James Maddison realizuan golat për këtë fitore.

Leicesteri me këtë fitore del në pozitën e dytë me 26 pikë të tubuara, pesë më pak se lideri Liverpool. Arsenali, që s’ka fituar në katër ndeshjet e fundit në Angli, është i gjashti me 17 pikë të tubuara.

Image

Leave a Reply

Your email address will not be published.