SPORT

Leicesteri konfirmon vdekjen e presidentit dhe katër të tjerëve në aksidentin me helikopter

Klubi i Leicesterit ka dalë me njoftimin zyrtar duke konfirmuar se presidenti Vichai Srivaddhanaprabha ishte në bordin e helikopterit që u shkatërrua dje.

Kjo do të thotë se kreu i klubit anglez është zyrtarisht njëri prej pesë personave që ka gjetur vdekjen nga aksidenti i tmerrshëm menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së Premierligës me West Ham.

Image

Helikopteri i tij shpërtheu në ajër dhe u rrëzua në afërsi të stadiumit të Leicester Cityt, ‘King Power Stadium’.

Sipas dëshmitarëve të rastit, helikopteri kishte vështirësi të ulej dhe më pas është rrëzuar në afërsi të stadiumit të ekipit.

Shfaq më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

//mauchopt.net/4/3473483