
Legjenda e Manchester United, Peter Schmeichel e ka kritikuar Xherdan Shaqirin.
Ish portieri legjendar ka thënë se sjellja e Shaqës karshi përfaqësueses së Zvicrës është e ngjashme me sjelljen e një fëmije të lazdruar.
Këto deklarata, Schmeichel i ka bërë para ndeshjes kualifikuese në grupin D ndërmjet Zvicrës e Danimarkës.
“Më pëlqyen fjalët e Granit Xhakës në kontekstin e mungesës së Shaqirit te Zvicra. Shaqiri po sillet si një fëmijë i lazdruar dhe kjo nuk është e mirë për një profesionist.
Sa i përket cilësive të tij, nuk mund ta mohoj, Shaqiri është lojtar shumë i mirë, driblon mirë, gjuan dhe ka këmbë të shpejta.
Ishte i shkëlqyeshëm te Basel, cilësor te Bayern, fantastik te Stoke, dhe u gjend mirë edhe te Liverpool” ka thënë Schmeichel për Shaqirin.
add a comment