SPORT

Legjenda e Juventusit: As kampionët si Ronaldo s’të garantojnë fitore

Ish-mesfushori i Juventusit, Cluadio Marchisio, beson se Cristiano Ronaldo është një kampion, por se as talentet e tij nuk janë të mjaftueshme për t’ia garantuar bardhezinjve kurorën e Ligës së Kampionëve.

Juventusi investoi shumë të madhe parash për ta transferuar portugezit që ta arrijë triumfin në Ligën e Kampionëve, mirëpo ky tentim i tyre dështoi, transmeton Gazeta Express.

Shpresat e Cristiano Ronaldos që t’ia fitojë Juventusit titullin e Ligës së Kampionëve kanë marrë fund, të paktën për këtë vit, pasi që një tjetër superparaqitje e Ajaxit i eliminoi italianët në fazën çerekfinale.

Golat e shënuara nga Donny van de Beek dhe Matthijs de Lift e përmbysën rezultatin pas golit të parë të shënuar nga Ronaldos. Kjo përballje përfundoi me rezultat të përgjithshëm 3:2 për klubin holandez, që e eliminuan ish-klubin e Ronaldos, Real Madridin, në fazën paraprake.

Legjenda e Juventusit Marichisio nuk është i habitur nga ky dështim i ish-klubit të tij, pasi që beson se një lojtar nuk mund të ta sjellë i vetëm suksesin në Evropë.

“Nga ajo që e pashë unë verën para se të largohesha nga Torino, gjithçka sillej rreth tij sepse ai e ngriti nivelin e çdo lojtarit dhe na dha shumë vetëbesim. Por, një kampion, sado i madh që të jetë, nuk mund të të garantojë sukses”, ka thënë Marchisio.

“Përndryshe, Ronaldo dhe Messi do t’i kishin fituar 10 apo 15 titujt e fundit të Ligës së Kampionëve. Ëndrra u shua sepse nuk ka dyshim për një gjë: futbolli nuk është shkence ekzakte”.

Juventusi i harxhoi 100 milionë euro për ta sjellë Ronaldon në Torino me shpresën se me vete ai do ta sjellë edhe triumfin në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi portugez është pesë-herë fitues i kësaj gare. Fillimisht ai e kishte fituar këtë titull me Manchester Unitedin në vitin 2008, e pastaj e fitoi katër herë me Real Madridin, përfshirë këtu tri sezonet e fundit.

Mirëpo, fitorja tronditëse e Ajaxit i dha fund në mënyrë dramatike këtyre ëndrrave, duke bërë që në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të mos jetë Ronaldo për herë të parë që nga viti 2010, kur Real Madridi u eliminua në fazën e 1/8 të finales.