SPORT

Legia e Varshavës publikon disa fakte interesante për Dritën

Drita do të përballet me Legian e Varshavës në kuadër të rrethit të tretë të Ligës së Evropës.

Kampioni në fuqi i Kosovëska udhëtuar në Poloni me entuziazëm të madh, teksa shpresojnë të shkruajnë histori të re për futbollin kosovar.

Nga ana tjetër në Varshavë gjilanasit janë pritur shumë mirë, teksa Legia ka publikuar disa artikuj në lidhje me kundërshtarin kosovar.

Së fundmi disa orë para lojës, Legia ka publikuar gjashtë fakte për Dritën, si ngjyrat e klubit, trofetë e fituar apo golashënuesi më i mirë.

Postimi i plotë i Legia Varshavës:

“Fakte interesante për Dritën:

U themelua në vitin 1947

Ngjyrat e klubit: e kaltërt dhe e bardhë

Trajneri: Ardian Nuhiji

Golashënuesi më i mirë në edicionin paraprak: Kastriot Rexha me 13 gola

Tri herë kampione e Kosovës

Fituese e Superkupës“.

/Telegrafi/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.