Hi Tech

Ledri Vula u drejtohet fansave nga foltorja e Kuvendit

Këngëtari i njohur kosovar, Ledri Vula, u është drejtuar në një mënyrë të veçantë fansave të tij.

Ai nga foltorja e Kuvendit të Kosovës ka lutur qytetarët e Kosovës “që të kursejnë zërin dhe energjinë për 3 gusht, për festivalin ‘Sunny Hill’”.

Vula është një nga shumë këngëtarët pjesëmarrës në edicionin e sivjetmë të festivalit “Sunny Hill”. Ai do të jetë pjesë e natës së dytë të festivalit, më 3 gusht. Për tre ditë, “Sunny Hill” në Parkun e Gërmisë do të sjellë yjet botërore, Miley Cyrus më 2 gusht, Gashi më 3 gusht dhe DJ Calvin Harris më 4 gusht.

View this post on Instagram

@sunnyhillfestival ?

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.