Ledjana Prenga i përgjigjet pyetjeve pikante dhe zbulon nëse do të përballet me Mevlan Shabën në ‘Për’puthen’

Mevlan Shaba dhe Ledjana Prenga janë një nga dyshet më të komentuara të “Përputhen 1”.

Pavarësisht faktit se dolën bashkë nga programi për ta vazhduar lidhjen e tyre jashtë, kjo gjë nuk ndodhi.

Të dy ata gjatë intevistave të shumta që kanë dhënë janë shprehur se mes tyre nuk mund të ketë më asgjë.

Gjatë intervistës së fundit të dhënë për “Prive” Ledjana u pyet nëse do të ketë një përballje mes saj dhe Mevlanit në “Pëpruthen Prime’.

Ajo tha se nuk ka ndërmend që t’i heqë bllokun Mevlanit në Instagram, pasi tha: “(Do ia heq) kur të mbyllen rrjetet sociale”.

Prenga tha se nuk është dashuruar kurrë deri më tani, por nuk zbuloi detaje të reja nga jeta e saj private.

Kur u pyet se kur ka kryer marrëdhënie seksuale për herë të fundit, Ledjana e anashkaloi përgjigjen, duke thënë: “Duhet t’ja bëj edhe unë ‘piiip’”.

Go to TOP