Kosova

LDK e treta në Dragash, kush janë kandidatët më të votuar se Avdullah Hoti?

LDK është radhitur e treta për nga numri i votave edhe në komunën e Dragashit.

Befasia më e madhe pas numërimit të votave është se bartësi i listës, si kandidat për Kryeministër Avdullah Hoti ka dal i treti më i votuar.

Sipas listës së siguruar nga Indeksonline, në këtë komunë i pari që ka marrë më së shumti vota është kandidati për deputet, Bexhet Xheladini që ka marrë 1766 vota, i dyti në listë është Hatim Baxhaku me 1394, ndërsa i treti Avdullah Hoti me 1325 vota.