Kosova

LDK shton numrin e nënkryetarëve dhe emëron Arben Gashin shef të Grupit Parlamentar

Në Këshillin e Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, është marrë vendim që të shtohet numri i nënkryetarëve të partisë nga tre, sa ishin deri tash, në shtatë.

Në pozitën e nënkryetarëve të LDK-së, përveçAgim Veliut, Lutfi Hazirit e Vjosa Osmanit, do të jenë edhe Ismet Beqiri, Imri Ahmeti, Anton Quni dhe Gazmend Muhaxheri.

Për emërimin e Muhaxherit në postin e nënkryetarit të LDK-së, ka pasur edhe konfirmim zyrtar nga dega e LDK-së, në Pejë.

Në  mbledhjen e Këshillit të LDK-së, është vendosur po ashtu që Arben Gashi të jetë shef i Grupit Parlamentar të LDK-së.

LDK gjatë ditës së sotme ka arritur marrëveshjen për bashkëqeverisjes me Lëvizjen Vetëvendosje. Lideri i LDK-së, Isa Mustafa dhe ai i LVV-së, Albin Kurti, kanë deklaruar sot para mediave se koalicioni do të jetë në interes të qytetarëve.

Seanca për votimin e Qeverisë do të mbahet nesër duke filluar nga ora 11:00.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483