Kosova

LDK “publikon” një sondazh të ri: Thotë se ka këtë epërsi ndaj partisë së dytë

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, në RTV Dukagjini, ka ardhur me një rrëfim për jetën dhe karrierën e tij politike.

Ai gjatë këtij emisioni ka folur edhe për fillimet e aktivitetit të tij politik, duke veçuar drejtimin e degës së LDK-së në lagjen e Prishtinës “Kodra e Trimave”.

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, thotë se Ibrahim Rugova mbetet i pazëvendësueshëm për LDK-në dhe Kosovën.

Duke folur për situatën aktuale politike, Beqiri ka thënë se në bazë të sondazheve ndërkombëtare LDK aktualisht është subjekti i parë me një diferencë të ndjeshme me dy partitë pasuese.

“Ne [LDK] jemi numër një dhe prijmë me rreth 8 pikë me subjektin pasues, siç e vlerësojnë ata. VV dhe PDK kanë një diferencë të ngushtë dhe pasojnë subjektet tjera. Mund të ju them se matjet janë bërë javën e fundit”, tha ndër të tjera Ismet Beqiri.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.