Kosova

LDK: Ngushëllime popullit dhe shtetit shqiptar

Lidhja Demokratike e Kosovës i shprehë ngushëllime popullit dhe shtetit shqiptar për viktimat e tërmetit të sotëm në afërsi të Durrësit. Të gjithë qytetarët e Kosovës bashkëndjejmë dhimbjen dhe solidarizohemi me qytetarët e Shqipërisë në këto momente traumatike. Viktimat dhe familjet e tyre do jenë në lutjet tona.

Njëkohësisht, u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve kosovare që urgjentisht të mobilizojnë përkrahje për zonat e prekura nga tërmeti në Shqipëri.