Kosova

LDK: Kryetarët dhe Kryesitë e Degëve do ta vazhdojnë punën në mënyrë të rregullt

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka njoftuar se kryetarët dhe Kryesitë e Degëve të kësaj partie do të vazhdojnë punën në mënyrë të rregullt, deri në zgjedhjen e një lidershipi të ri të partisë.

Sipas një komunikate për media lëshuar nga kjo parti, Mustafa ka njoftuar ata për dorëheqjen e tij nga pozita e kryetarit të LDK’së.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, sot mbajti takim me Kryetarët e degëve të LDK-së, ku ata u njoftuan për ofrimin e dorëheqhes  të Dr. Isa Mustafa nga pozita e Kryetarit të LDK-së. Kryetarët dhe kryesitë e degëve vazhdojnë në mënyrë të rregullt ta kryejnë punën e tyre”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Lidhja Demokratike e Kosovës, sot mbajti takim me Kryetarët e degëve të LDK-së, ku ata u njoftuan për ofrimin e dorëheqhes  të Dr. Isa Mustafa nga pozita e Kryetarit të LDK-së.

Në mbledhje u diskutua për organizimin e Kuvendit për zgjedhjen e kryetarit të LDK-së, i cili duhet mbahet brenda 60 ditëve, si dhe krijimin e trupave  për organizimin e punës së Kuvendit, përfshirë ato për drejtimin e punës së Kuvendit, Komisionit kandidues, atij verifikues etj.

Kryetarët dhe kryesitë e degëve vazhdojnë në mënyrë të rregullt ta kryejnë punën e tyre.

Pas zgjedhes së kryetarit te ri të LDK-së, lidershipi i ri merr vendime dhe orientime për forcimin e strukturës dhe organizimit të degëve dhe të organeve tjera të partisë.