
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, bashkë me kryesinë e këtij subjekti sot ka mbajtur një mbledhje.
Klan Kosova mëson se aty u diskutua për aktakuzën e dorëzuar nga Prokuroria Speciale e Hagës ndaj presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhe ndaj kryetari të PDK-së, Kadri Veseli.
Gjithashtu temë tjetër diskutimi ishte edhe gjendja me pandeminë Covid-19 në vend.
Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Arban Abrashi pas mbledhjes para mediave ka thënë se Mustafa ka dashtë të dëgjojë fjalën e secilit anëtarë të kryesisë për këto dy tema,
Ai thotë se për pandemi u diskutua nevoja e shtrëngimit të masave, ndërsa për aktakuzën ka thënë se vendit i duhet stabilitet.
add a comment