Kosova

LDK-ja s’tërhiqet nga oferta e fundit që ia bëri VV-së

Besian Mustafa, zëdhënës i LDK-së, pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie, ka thënë se marrëveshja e fundit e propozuar nga LDK-ja, e reflekton në tërësi rezultatin e zgjedhjeve dhe garanton barazi në përfaqësimin institucional.

“Kryesia e LDK-së trajtoi situatën politike pas mandatimit të kryetarit të LVV-së nga ana e presidentit Thaçi për të formuar qeverinë. LDK-ja vlerëson se vendi ndodhet në një situatë të rëndësishme politike. LDK-ja edhe njëherë shpreh vullnetin për marrëveshje politike të balancuar me LVV-në që reflekton rezultatin e zgjedhjeve. Marrëveshja e propozuar nga LDK-ja, e reflekton në tërësi rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit dhe garanton barazi në përfaqësimin institucional. LDK-ja fton LVV-në që të veprojë shpejt dhe me vendosmëri për të arritur marrëveshjen me LDK-në”, tha zëdhënësi Mustafa para mediave.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.