Kosova

LDK-ja sot mbledh Këshillin e Përgjithshëm

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit të saj të Përgjithshëm.

Mbledhja është paraparë të mbahet sot në orën 14:30 në selinë e partisë.

Në këtë mbledhje do të diskutohet për ecurinë e bisedimeve me Lëvizjen Vetëvendosje për koalicionin e mundshëm pas zgjedhor, pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.