Kosova

LDK-ja i ka prerë në besë qytetarët e saj – thotë profesor Baliqi

Profesori universitar i shkencave politike, Bekim Baliqi ka deklaruar se LDK si partia më e vjetër në vend, me mocionin e mbëmshëm nga i cili u rrëzua Qeveria e Kosovës, e ka defaktorizuar vetën përfundimisht.

Sipas Baliqit arsyeja e parë, është mashtrimi i elektoratit të vet, prej të cilëve “me BESO iu kërkoj votën për ndryshimin dhe çkapjen e shtetit”.

“Por ende pa nisur qeverinë e tradhëtoj këtë kauzë dhe e i prejti në BESË qytetarët”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

“Arsyeja e dytë, është që në betejën politike mes Thaçit e Kurtit, më nuk është alternativa e moderuar apo faktori i ndërmjetëm, por shtojca e së parës. Dhe arsyeja e tretë dhe qenësore është se viktimizimi, kinse fryma rugoviane, miqësia amerikane dhe brezi i Republikës janë rrëfime me të cilat garda e saj e vjetër nuk mund të mbledh votat e nevojshme për mbijetesë”, thuhet në publikimin e tij.

Njohësi i zhvilimeve politike ka shtuar, se LDK-ja e ka vetëm një mundësi për ta shmangur “bankrotin politik”.

“E vetmja mundësi e shmangies së një bankroti politik do të ishte nëse anëtarësia e saj, degët, nëndegët e ato figura me kurajo politike e pa interesa të ngushta ngriten në çkapjen e partisë nga mashtruesit e ndryshëm në parti”, ka shkruar Baliqi.

Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin u rrëzua të mërkurën e 25 marsit, nga një mocion i mosbesimit i inicuar nga partneri qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës. Mocioni u votua me 82 vota për, 32 kundër, dhe 1 abstenim.

Përkundër një presioni të madh publik e diplomatik, LDK-ja nuk u tërhoq nga qëllimi i saj për ta rrëzuar qeverinë, në kohën kur Kosova po lufton kundrejt virusit vdekjeprurës Covid – 19.

Qeveria Kurti u miratua me 3 shkurt të këtij viti në Kuvendin e Kosovës, pas më shumë se 100 ditësh negociata LVV-LDK dhe rreth 4 muaj pas zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit 2019, të cilat të parën e renditën LVV-në, e të dytën LDK-në./Kallxo.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published.