Kosova

LDK-ja fiton Pejën dhe Lipjanin kurse AAK-ja Deçanin dhe Suharekën, mbetet në pikëpyetje Gjakova

Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur të fitojë sërish komunat në të cilat ka qeverisur. Gazmend Mahaxheri në Pejë dhe Imri Ahmeti në Lipjan, fituan në komunat ku qeverisin.

Në balotazh, LDK-ja do të jetë në Prishtinë. Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama do të përballet me kandidatin e LVV-së, ish-ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

LDK-ja dhe LVV-ja janë në balotazh në Podujevë (Shpëtim Bulliqi dhe Ekrem Hyreni), Gjilan (Lutfi Haziri dhe Alban Hyseni), Viti (Sokol Haliti dhe Arsim Ademi), Fushë Kosovë (Burim Berisha dhe Enver Bajçinca), derisa në Istog me AAK-në (Ilir Ferati dhe Bekë Berisha) dhe në Dragash me PDK-në (Bexhet Xheladini dhe Shaban Shabani).

AAK-ja fiton në Deçan e Suharekë, por jo në Gjakovë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka arritur të fitojë në Suharekë dhe Deçan, komuna këto të qeverisura nga kjo parti.

Bali Muharremaj në Suharekë dhe Bashkim Ramosaj në Deçan, fituan pa balotazh. Mirëpo, Ardian Gjini dështoi të marrë votat e mjaftueshme për t’u rizgjedhur kryetar në raundin e parë të zgjedhjeve.

Ai do të garojë në balotazh me kandidaten e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila.

Me LVV-në do të garojë edhe në Rahovec (Visar Korenica dhe Smajl Latifi), në Junik (Agron Kuçi dhe Ruzhdi Shehu) dhe Istog me LDK-në (Ilir Ferati dhe Bekë Berisha) dhe me PDK-në në Klinë (Zenun Elezaj dhe Esat Racaj).

Shfaq më shumë
//ashoupsu.com/4/3473483