Kosova

LDK, e gatshme t’i vazhdojë negociatat me VV-në, por “mbi bazën e mirëbesimit dhe partneritetit”

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, trajtoi situatën pas Konstituivit të Kuvendit të Kosovës.

LDK-ja, përmes një komunikate për media, ka thënë se është e gatshme të vazhdojë bisedimet e LVV-në për formim të institucioneve, gjithmonë “mbi bazën e mirëbesimit dhe të partneritetit”.

Sipas komunikatës, LDK-ja vlerëson se është në interesin më të mirë të vendit implementimi i rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit 2019 dhe krijimi i institucioneve.

“LDK-ja konsideron se partisë që ka dalë e para i takon përgjegjësia për të themeluar institucionet. LDK-ja, edhe një herë shpreh gatishmërinë që të vijojë bisedimet me Lëvizjen Vetëvendosje, mbi bazën e mirëbesimit dhe të partneritetit”, ka thënë LDK-ja në njoftimin dërguar mediave.

Tutje, kjo parti thotë se pushtetet e balancuara dhe përgjegjësitë e përbashkëta janë jetike për funksionimin e koalicionit të mundshëm, si dhe për funksionimin demokratik të institucioneve.

LDK-ja në fund ka ftuar Lëvizjen Vetëvendosje që të reflektojë mbi bazën e këtij parimi, “në bazë të të cilit edhe është ndërtuar qëndrimi i LDK-së lidhur ndarjen e pushteteve dhe balancin ndërmjet tyre”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.