Kosova

LDK do ta votojë projektligjin për ushtrinë

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se do të votojnë projektligjin për transformimin e FSK-së në ushtri.

“Në përputhje me vendimet e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së do të mbështesim projektligjin për transformimin e FSK-së. Falënderojmë ShBA-të dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë për mbështetjen që kanë dhënë. Të gjitha komunitetet duhet të ndjehen të sigurta sepse FSK është siguri për të gjithë”, tha ai.

Ai përsëriti se nuk e përkrahin rezolutën e PSD-së për dialogun me Serbinë.

“Platformë për dialogun është Kushtetuta e vendit. Nuk mund të ketë platformë tjetër. Duhet legjitimitet qytetarë nga institucionet që kanë shumicën”, tha ai.

Njëherësh ai foli edhe lidhur me vonesën e emërimit të anëtarëve të Komisionit Zgjedhor.

“Ështëe patolerueshme që Presidenti nuk i ka kryer detyrat e veta që ta bëjë KQZ-nëfunksionale. Sepse vendi mund të shkojë shumë shpejt në zgjedhje”, tha ai.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483