Kosova

LDK del nesër me emrat e listës së deputetëve: Do të kemi vetëm kandidatë të pastër

Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së ka përfunduar, shkruan Kosova.info.

Në këtë takim do të përpilohej lista për kandidatë për deputet. Pas mbarimit të këtij takimi u bë me dije se një listë e tillë nuk është përpiluar dhe se me të do të dalin nesër.

Pas këtij takimi ka folur zëdhënësi i LDK’së, Besian Mustafa, i cili tha se në LDK do të ketë vetëm kandidatë të pastër.

“Sot janë diskutuar gjitha propozimet qe kanë ardhë nga 38 degët e LDK-së duke përfshirë edhe profesionistë dhe ekspertë dhe figura nacionale. Ende nuk është përfunduar lista finale që do ti dorëzohet KQZ-së, i kemi kohë deri nesër në mesnate. Sot janë përfshirë dhe diskutuar një numër i madhi emrave të rinj natyrisht duke respektuar të gjitha normat ligjore që të kemi të paktën 1/3 e deputetëve të propozohen dhe të jenë gra. Lidhja Demokratike e Kosovës është partia e parë që ka propozuar një Kandidate femër për Kryeministre. Ende nuk mund të flasë për listën përfundimtare dhe për ndonjë emër të përveçëm përpos Naser Osmanit i cili është vetëdeklarua. Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të ketë problem me kuotën gjinore. LDK do të propozojë një listë të pastër e cila do të jetë një ekip fitimtare, e cila do të mbron dhe avancon interesat e qytetarëve”, tha ai.