KosovaTop Lajmi

LDK çon në Supreme vendimin e PZAP-së për Dragashin

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka dorëzuar në Gjykatën Supreme ankesën mbi vendimin e PZAP-së për Dragashin, ku u anuluan votat e diasporës.

Këtë e ka bërë të ditur në një konferencë për media zëdhënësja politike, Sibel Halimin, e cila tha se LDK beson se sistemi zgjedhor në Kosovë do të mbrohet nga Supremja.

“LDK-ja e ka dorëzuar në Gjykatën Supreme ankesën mbi vendimin e PZAP-së dhe tre gjyqtarëve të saj që kanë provuar të ndryshojnë vullnetin qytetarë në komunën e Dragashit. Ata kanë anuluar të gjitha votat e mërgatës, të gjitha pa përjashtim, pa kontaktuar, pa verifikuar, e pa kërkuar të vërtetën në Dragash…Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar sot mbi 200 dëshmi të votuesve të Dragashit në mërgatë për votat e tyre në raundin e dytë, ka dorëzuar edhe gjithë dosjen e argumenteve për mbrojtjen e rezultatit”, u shpreh ajo.

Tutje, ajo u bëri thirrje qytetarëve të Dragashit të mbesin të qetë, sepse askush nuk mund të prek vullnetin e tyre të qartë.

Në këtë konferencë i pranishëm ishte edhe kandidati i LDK-së për kryetar të Dragashit, Behxhet Xheladini i cili dha detaje rreth ankesës që ky subjekt politik ka dërguar në Gjykatën Supreme.

Xheladini tha se kësaj ankese ia kanë bashkangjitur mbi 200 dëshmi të qytetarëve të Dragashit që jetojnë në mërgatë.

Më tutje, ai the se ia kanë marr fitoren në tavolinë.

“Ne kemi përgatitur një ankesë e cila vjen pas vendimit të PZAP-së për anulimin e votave nga diaspora. Ne në këtë ankesë kemi bashkangjitur të gjitha provat që vërtetojnë që procesi zgjedhor nga ana e mërgatës ka qenë i rregullt dhe i pastër si loti. Ne kemi përgatitur një dosje të gjerë në të cilën kemi dëshmuar dhe dëshmojmë para Supremes që vendimi i PZAP-së nuk ka qenë i drejtë dhe ka qenë skandaloz për arsye se mua mu ka marr fitorja në tavolinë. Kësaj ankese përveç të tjerash ia kemi bashkangjitur edhe afro 200 deklarata të votuesve tanë të mërgatës që pas këtij vendimi kanë qenë jashtëzakonisht të shqetësuar”, ka thënë ai.

Shfaq më shumë
//usounoul.com/4/3473483