KULTURË

LDK: Bekim Lumi ka lënë gjurmë të pashlyeshme për kulturën dhe artin në Kosovë

Me rastin e vdekjes së regjisorit Bekim Lumi, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Familjes Lumi dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Bekim Lumi ishte anëtar i Këshillit të Ekspertëve për Kulturë, Rini dhe Sport të LDK-së, mik e bashkëpunëtor duke dhënë kështu gjithë potencialin e tij për kulturën dhe artin.

Veprimtaria e tij prej artisti kanë lënë gjurmë të pashlyeshme për kulturën dhe artin në Kosovë.

“Qytetarët dhe populli i Kosovës do ta përkujtojnë përherë veprën e regjisorit Bekim Lumi në ngritje të shumë brezave të artistëve në Kosovë. Ngushëllime Familjes Lumi, miqve, bashkëpunëtorëve dhe gjithë artistëve”