SPORT

Lazio në finale të Kupës së Italisë, eliminon Milanin

Milani nuk ia doli të vazhdojë më tej në Kupën e Italisë. Në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, ishte Lazio që e mundi brenda në “San Siro”, me shifrat 0-1, duke qenë kështu ekipi i Strakoshës që shkon në finalen e madhe.

Teksa ndeshja e parë ishte mbyllur në barazim 0-0, edhe në pjesën e parë, ekipet nuk u hodhën në aventurë, për të shfrytëzuar çdo moment të vogël.

Vetëm një goditje e Kalabrias, që u prit nga Strakosha, ishte shumë pak për Milanin, ndërkohë që nga krahu tjetër, Korrea po kërcënonte portën e Reinas.

Me fillimin e pjesës së dytë, ishte Lazio që e kapi Milanin në një kundërsulm, ku gjeti golin Correa, në minutën e 58-të.

Deri në fund, Milani kërkoi golin që do barazonte shifrat, por nuk ia doli.

Kështu, Lazio avancon për në finalen e Kupës, ku do të presë edhe finalisten tjetër, që do dalë nga çifti Atalanta-Fiorentina.