SPORT

Lazio intensifikon bisedimet me Fenerbahçen për Muriqin

Lazio ka intensifikuar bisedimet me Fenerbahçen për transferimin e mundshëm të Vedat Muriqit në kryeqendrën e Italisë.

“Sky Sport Italia” ka raportuar se Lazio ka bërë një ofertë prej 18 milionë euro për yllin e Kosovës. Mësohet se përfaqësuesit e Lazios janë në Stamboll për të finalizuar transferimin.

Muriqi 26-vjeçar ka shënuar 17 gola dhe ka asistuar shtatë tjerë në 36 ndeshje për Fenerbahçen këtë stinor. Për shërbimet e tij janë interesuar edhe klube tjera, përfshirë nga Premier League e Anglisë. Por, raportohet se ai pritet të transferohet te Lazio.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483