Lautaro, 4 ditë për të harruar…Interin

Një udhëtim në Amerikë për të luajtur me fanellën e Argjentinës dy miqësoret kundër El Salvadorit dhe Costa Rikës, por edhe për të ndryshuar atmosferën e për të kapërcyer zhgënjimin me Interin pas eliminimit nga Liga e Kampioneve.

Falë mungesës për shkak dëmtimi të Leo Messit, Lautaro Martinez, do të jetë një nga lojtarët kyç të skuadrës së trajnerit Scaloni.

Lautaro kërkon t’i kthehet golit me kombëtaren e tij, i cili i mungon që prej 24 shtatorit 2022. Me këtë futbollisti argjentinas kërkon të harrojë, të paktën për pak ditë, hidhërimin nga eliminimi i Interit nga Liga e kampioneve. Por ditët e pushimit për shkak të angazhimit të futbollistëve në ndeshjet me kombëtaret përkatëse, nuk priten asnjëherë me buzëqeshje nga trajnerët e klubeve, të cilët humbasin lojtarë të rëndësishëm për disa ditë dhe detyrohen të kryqëzojnë gishtat me shpresën që të mos kenë dëmtime, por këtë herë Inzaghi është pak më pak i trishtuar duke parë lojtarët e tij kyç që largohen nga Appiano Gentile.

Ai e di që Lautaro ka vuajtur shumë nga humbja ndaj Atleticos, si rezultat i gabimit të tij përfundimtar nga pika e bardhë. Edhe barazimi i së dielës me Napolin sigurisht që nuk e përmirësoi moralin e tij.

Kjo është arsyeja pse thirrja në Argjentinë dhe mundësia që ai të kalojë momentin negativ në dy miqësoret e ardhshme, shihen pozitivisht edhe nga trajneri Inzaghi. Ndoshta një Martinez i lodhur do të kthehet nga Shtetet e Bashkuara për shkak të diferencës kohore, por me moral pak më të mirë.

Go to TOP