SPORT

Laura Fazliu në garë për të bronztën në Botërorin për juniorë

Xhudistja Laura Fazliu do të luftojë për medaljen e bronztën në Botërorin për juniorë që është duke u mbajtur në Marrakesh të Marokos.

Në repesazh xhudistja kosovare e mposhti gjermanen Annabelle Winzig në kategorinë 63 kilogramë, transmeton Koha.net.

Kujtojmë se sot u eliminua në kategorinë 57 kilogramë xhudistja Flaka Loxha, e cila në ndeshjen e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë e mposhti me Ippon amerikanen Mariah Holguin.

Por, humbi meçin e dytë me Wazaari nga koreanja Mimi Huh.

Të shtunën në këtë Botëror garon edhe Shpati Zekaj.

Shfaq më shumë
//ashoupsu.com/4/3473483