Kosova

Latifi: VV ka kriju një diferencë të frikshme me partitë tjera

Profesori Blerim Latifi ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit ku Lëvizja Vetëvendosje doli partia e parë me 47,85% pa votat e diasporës dhe votat me kusht.

Latifi në Pressing të T7 tha se Lëvizja Vetëvendosje e ka krijuar një diferencë të frikshme me partitë e tjera.

Megjithatë, Latifi vlerëson se rezultati i LDK-së është një bazë solide për ta ringritur këtë parti.

“Tanimë ne e kemi një parti të madhe Lëvizja vetëvendosje e cila ka kriju një diferencë të frikshme me partitë e tjera, një hendek të madh elektoral. Pjesën dërrmuese te elektoratit e ka marrë nga LDK-ja. Është tepër e vështirë me mendu që ky elektoral që e ka braktisë në mënyrë kaq të zemruar dhe drastike partinë tradicionale mundet lehtë me i rikthy, është një situatë tepër e vështirë”, tha Latifi.


“Megjithatë LDK i ka mbi 100 mijë vota, është një bazë solide e cila mund të ruhet dhe mbi këtë bazë të veprohet në projektin e ringritjes së partisë”, shtoi ai.