Kosova

Latifi për VV-në: Qasja në Prishtinë mund t’i kthehet bumerang

Njohësi i rrethanave politike, Blerim Latifi, njëherësh edhe profesor universitar, e ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mënyrën e qasjes ndaj elektoratit të kryeqytetit.

Latifi në emisionin ‘Pressing’ në T7 ka vlerësuar se mos-angazhimi i kandidatit të VV’së për kryetar komune në Prishtinë, Arben Vitia, në fushatën elektorale.

Tutje, ai ka folur edhe lidhur me premtimet elektorale të kandidatëve që ia kanë mësyer postin për kreun e Prishtinës.

“E ka hupë sensin e realitetit dhe secili përpiqet t’ia kalojë njëri tjetrit me premtime sa më glamoroze, sa më të mëdha. Secili që i njeh Prishtinën e sheh që ato premtime nuk korrespondojnë me realitetin, me mundësitë reale që i ka për t’i zgjidhur ato probleme. Kandidati i tretë, Daut Haradinaj, po përpiqet me i imitu këta të tjertë, në këtë panairin e madh të premtimeve. Ne po shohim ide utopike për Prishtinën në 4 vitet e ardhshme”, ka deklaruar tutje ai.