Kombëtare

Largohen 450 tonelata mbeturina në Lebanë të Prishtinës, Ahmeti bënë thirrje për kujdes

Është pastruar përsëri deponia inerte në fshatin Lebanë. Këtë e ka konfirmuar përmes një postimi në Facebook, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ai ka thënë se deponia inerte në fshatin Lebanë është pastruar disa herë radhazi dhe mbeturinat janë grumbulluar përsëri.

Sipas tij, gjatë ditës janë pastruar 3000 m2 dhe janë larguar rreth 450 ton mbeturina nga kjo pjesë.

“Hudhja e pakontrolluar e mbeturinave, krijimi i deponive ilegale e grumbullimi i sasive të mëdha të bërllokut janë kërcënim i madh për natyrën dhe paraqesin rrezik të madh për shëndetin publik. Po ashtu, dënohet me gjobë mandatore. Të kujdesemi dhe të ruajmë ambientin ku jetojmë”, ka shkruar Ahmeti.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.