ROZË

Lansohet “Spirit”, kënga e Beyonces e cila do të jetë në filmin “The Lion King”

Beyonce tashmë është përzgjedhur si një nga zërat kryesorë të muzikës së filmit “Lion King”.

Kështu, “Walt Disney Records” e ka publikuar “Spirit”, këngën e re të realizuar dhe kënduar nga mbretëresha e muzikës pop, Beyonce, ku do të përfshihet dhe në albumin e muzikës së ribërjes së filmit live-action, “Lion King”.

Ylli 37-vjeçar nuk ka bërë vetëm muzikën e filmit, të përfshirë në albumin “The Lion King: The Gift”, por veç kësaj është edhe zëri i personazhit Nala.

Albumi, i cili pritet të lansohet më 19 korrik, përmban regjistrime nga artistë ndërkombëtarë, madje është përshkruar si i zhytur në tingujt e Afrikës.

Në album do të jetë dhe “Never Too Late”, këngë e realizuar nga Elton John dhe Tim Rice, artistët që kanë bërë edhe muzikën e klasikut të animuar të vitit 1994.

Ndër të tjera, Beyonce para një muaji ka nënshkruar marrëveshje për tri projekte me Netflix që asaj do t’i sjellin përfitime prej 60 milionë dollarësh. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.