Kosova

Lansohet aplikacioni “Dhuro Gjak”

Është lansuar platforma dhe aplikacioni “Dhuro Gjak”, e cila është krijuar nga studentë të Institutit Riinvest,dhe ka për qëllim njoftimin e qytetarëve dhe sensibilizimin e tyre për dhurimin e gjakut.

Lansimi është bërë në Ministrinë e Shëndetësisë, me ç’rast, i pari I këtij institucioni, Uran Ismaili, ka theksuar se ky aplikacion do të ndihmojë në zgjedhjen e problemeve me të cilat përballen si institucion.

“Besoj të inkurajojmë edhe vajzat e djem të ri ndoshta na paraqiten me ide të tjera. Na mbetet të vazhdojmë financimin që të japim zgjidhje të problemeve të mëdha”, ka thënë ai duke shtuar se një aplikacion i tillë na jep më shumë vullnet për punë.

Kurse, James Mugaju, drejtor i UNICEF-it, është shprehur i kënaqur që kemi përkrahur këtë projekt.

“Mundësia e zhvillimit të zgjidhjeve sociale për çështjet komplekse është shumë e thjeshtë, ka të bëjë me inovacionin”, ka thënë Mugaju.

Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Transfuzionit të Gjakut, Bukurie Zhubi, ka thënë se çdo inovacion i ri sigurisht se është i mirëseardhur për punën tonë për mënyrën se si e kanë dizajnuar.

Ajo ka thënë se deri më tani janë të kënaqur me përgjigjen e qytetarëve në dhurimin e gjakut, duke bërë të ditur se deri më tani kanë dhuruar gjak rreth 954 persona.

Megjithatë, rektorja e Riinvestit Bardha Qirezi, i është gëzuar krijimit të platformës “Dhuro Gjak”, duke theksuar se ky aplikacion do të ndikojë edhe në rritjen e efikasitetit.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483