Hi Tech

Lansohen Audi RS Q3 e RS Q3 Sportback me 395 kuajfuqi

Audi ka lansuar 2 versione super sportive RS të modelit SUV, Q3.

Audi RS Q3 ka motorin e njëjtë me RS 3 Sportback, nga i cili ka përfituar në performancë e përditësime në shasi nga divizioni sportiv i markës gjermane.

Ndërsa RS Q3 Sportback, është mekanikisht identike me RS Q3 por që është SUVi coupe sportiv i parë i Audis, transmeton koha.net.

Dallimi në mes të këtyre veturave është se RS Q3 Sportback është SUV në formë coupeje.

Përditësimet vizuale të këtyre modeleve mund të vërehen qartë, pasi duken shumë më sportive e më agresive, krahasuar me modelin standard të Q3.

Audi RS Q3 Sportback, ka motorin e RS 3-shit, 2.5 litërsh turbocharged me katër cilindra, ashtu sikurse RS Q3, i cili prodhon 395 kuaj fuqi e që bënë që këto vetura shpejtësinë nga 0 në 100 km/orë ta arrijnë për 4.5 sekonda e atë maksimale të limituar në mënyrë elektronike në 250km/orë.

Si standard, që të dyja këto modele kanë marshe RS Sport.

Çmimi i tyre ende nuk është zbuluar zyrtarisht, por pritet që RS Q3 të vije me një çmim fillestar rreth 56 mijë euro ndërsa RS Q3 Sportback nga 57 mijë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published.