SPORT

Lampard optimist: Japim maksimumin, mund të fitojmë ndaj Liverpoolit

Ditën e mërkurë do të luhet ndeshja midis Chelseas dhe Liverpoolit e vlefshme për Superkupën e Europës.

Në prag të kësaj sfide trajneri i bluve Frenk Lampard, vlerësoi kundërshtarin por u shpreh optimist se do të fitojë ndeshjen.

“Unë jam optimist sepse kam besim te lojtarët dhe ne jemi këtu sepse e meritojmë. Jam i vetëdijshëm për forcën e kundërshtarëve tanë, të cilët kanë fituar Ligën e Kampionëve me meritë. Ata kanë një trajner fantastik dhe një grup lojtarësh të shkëlqyer, por nëse japim më të mirën mund ta fitojmë këtë ndeshje. Liverpooli është një ekip ndryshe nga Manchester United, dhe do të duhet të ndryshojmë qasjen tonë pak, pasi ky trofe do të thotë shumë për klubin. Për një ekip si Chelsea është e rëndësishme që gjithmonë të jepni maksimumin dhe të përpiqeni të fitoni”, u shpreh tekniku anglez.

Kujtojmë që Lampard debutoi me humbje në Premier League pasi u mposht 4-0 nga Manchester United.

Leave a Reply

Your email address will not be published.