SPORT

Lampard e ka seriozisht për Messin

Edhe Chelsea e do Lionel Messin.

Chelsea i është bashkuar garës për ta transferuar super yllin e Barcelonës, Lionel Messi, sipas gazetarit, Guillem Ballague.

‘Blutë’ po e monitorojnë situatën e argjentinasit, kontrata e të cilit i skadon me Barçën në qershor të vitit 2021.

Natyrisht, Frank Lampard e di shumë mirë se me më të mirin në botë në skuadër, Chelsea i tij do të merrte kaheje tjetër.

Manchester City gjithashtu lidhet fuqishëm me Messin, që kërkoi largimin nga Barcelona në gusht. /Gazeta Express/