SPORT

LaLiga do të rifillojë me këtë datë ndeshjen ndërmjet Sevilla – Betis

La Liga do të rikthehet pas pezullimit nga pandemia e coronavirusit më 11 qershor, me ndeshjen hapëse mes  Sevilles dhe Real Betisit.

Këshilli Kombëtar i Sportit të Spanjës konfirmoi lajmet thanë se në marrëveshje me FA Spanjolle dhe La Ligan do të zhvillohen 11 javët e mbetura të ndeshjeve të kampionatit.

Ato pritet të përfundojnë më 19 korrik, gjithmonë në varësi të evolucionit të pandemisë.

Deklarata thotë se në bisedat midis La Ligës dhe FA Spanjolle nuk ka pasur probleme sa i përket përcaktimit të datave dhe orareve për ndeshjet.


Ndeshjet e para që do të zhvillohen

Espanyol vs Alavés

Real Sociedad vs Osasuna

Athletic Bilao vs Atlético Madrid

Celta vs Villarreal

Leganés vs Real Valladolid

Mallorca vs Barcelona

Real Madrid vs Eibar

Valencia vs Levante UD

Granada vs Getafe

Sevilla vs Real Betis


Barcelona është në krye të tabelës

Barça aktualisht kryeson renditjen, dy pikë para rivalëve të përjetshëm Real Madridit.

Beteja për vendet e Ligës së Kampionëve është aq e ngushtë sa mund të jetë vendimtare që në ndeshjet e para.

Sevilla është e treta, ndërsa Valencias e shtatë, por kanë vetëm pesë pikë ndërmjet.