Kombëtare

“Lakrishta”, lagjja ku fabrikat u zëvendësuan me ndërtesa të larta

Shumë vjet më parë kjo zonë ka pasur pamje krejt tjetër.

Fotografi të fabrikës nuk gjenden në arkivin komunal e as në atë shtetëror. Mirëpo, një të tillë që tregon pak zonën ku ka funksionuar “Fazita” emisioni e ka siguruar nga faqja “Prishtina e vjetër”.

Nezir Shillova, 31 vjet të jetës së tij i ka kaluar duke punuar në këtë fabrikë.

Ai nuk ndihet mirë sa herë që kalon pranë rrugës së “Fazitës”, pasi atij nuk i pëlqen që në vend të fabrikës të shoh ndërtesa shumëkatëshe.

Derisa kujton punën e tij, Neziri thotë se “Fazita” ka qenë një nga fabrikat më të rëndësishme të kohës, ku siç kujton, kërkesat më të mëdha për tapeta kanë ardhur nga Rusia.

Neziri nuk heziton ta krahasojë fabrikën edhe me gjigantët si “Trepça” e “KEK”-u.

Kushtet që fabrika u ka ofruar mbi 250 punëtorëve të saj Neziri thotë se kanë qenë larg më të mira sesa ato që i kanë punëtorët e bizneseve të sotme.

Por, “Fazita” nuk ka qenë fabrika e vetme që ka funksionuar në këtë zonë.

Sikur në vitet e kaluara, kjo zonë, sipas komunës do të ketë shumë rëndësi për zhvillimin e kryeqytetit edhe gjatë periudhave të ardhshme.