KULTURË

“Lakorja e Fatit” tashmë në duart e lexuesve

Poeti, prozatori dhe eseisti Adem Gashi (1953), ka publikuar librin më të ri “Lakorja e Fatit”, nën përkujdesjen e Shtëpisë Botuese “Armagedoni” – shkruan Kosova.info

Mjeshtri i vargut dhe sqimatari i gjuhës, tashmë ka lënë prapa vetes vepra me vlerë. Ai i ka kryer studimet për letërsi dhe gjuhë shqipe në Universitetin e Prishtinës. Ka punuar mësues dhe ka qenë redaktor revistash, drejtor televizioni, themelues i PEN-it të Kosovës, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, bursist i fondacionit gjerman “Henrich Boll-Stiftung”, këshilltar i lartë politik, drejtor i Zyrës për Komunikim në Ministrinë e Tregëtisë dhe Industrisë. Është anëtar i revistës Akademia dhe anëtar i Këshillit Drejtues i Institutit Albanologjik. Ai ka botuar 24 libra dhe është nderuar me rreth 50 çmime letrare.

Nëntitulli i librit të sapobotuar, i njëzet e pesti me radhë, shënjon edhe natyrën e materies së tekstit, ai përmbanë: tregime, rrëfenja dhe parabola.

Lexuesit, shumë shpejt mund ta kërkojnë në libraritë më të mëdha të kryeqytetit./Kosova.info/