SHËNDETËSIA

Lajmi i mirë/ Kina aprovon testimet në njerëz të dy vaksinave kundër Covid-19

Kina ka aprovuar testimin në njerëz të dy vaksinave për të luftuar pandeminë e Covid-19, njoftoi sot media shtetërore Xinhua.

Sipas agjencisë së lajmeve Xinhua, të dy vaksinat janë zhvilluar nga Instituti Ëuhan i Produkteve Biologjike nën Grupin Kombëtar Farmaceutik të Kinës (Sinopharm) dhe Sinovac Research and Development Co, Ltd, një kompani me qendër në Pekin.

Në muajin mars Kina i dha dritën jeshile një tjetër prove klinike për zhvillimin e vaksinës nga akademia e Shkencave Mjekësore Ushtarake të mbështetur nga ushtria dhe firma bioteknike e listuar nga HK CanSino Bio, menjëherë pasi prodhuesi i medikamenteve Moderna tha që kishte filluar testimet te njerëzit për vaksinat e tyre me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë të SH.B.A-së.

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) tha ditën e sotme se një vaksinë e sigurt dhe efektive do të ishte e nevojshme për të ndaluar plotësisht përhapjen e Covid-19, i cili ka vrarë më shumë se 114,000 njerëz në të gjithë botën.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.