SPORT

Lajmi i fundit: Pas 18 vitesh në klub, futbollisti vendos të largohet në fund të edicionit

Roma ka konfirmuar se Daniele De Rossi do të largohet nga klubi kryeqytetas në fund të këtij edicioni.

Pas 18 vitesh në shërbim të Romës, mesfushori italian ka vendosur që të largohet.

Që nga fillimi i karrierës, De Rossi ka luajtur te Roma, duke bërë mbi 450 paraqitje në Serie A.

Por, Roma ka zbuluar se ndeshja kundër Parmës pas dy javësh do të jetë e fundit për kapitenin në fanellën e klubit romak.
Roma është ende në garë për një vend në Ligën e Kampionëve, por që ka nevojë për fitore në dy ndeshjet e fundit.