Kosova

Lajmi i fundit/ Kandidati për deputet i Listës Serbe sulmon fizikisht një aktivist të partisë së Nenad Rasiqit

Sipas burimeve të Kosova.info dje ka ndodhur një incident ku kandidati për deputet nga Lista Serbe, ka sulmuar njërin nga aktivistët e Partisë Progresive Demokratike që drejtohet nga ish-deputeti serb Nenad Rasiq.

Këtë lajm e ka konfirmuar edhe vet Rasiq për Kosova.info, i cili ka thënë, se është i vërtetë ky informacion ku kandidati i Listës Serbe e ka sulmuar aktivistin e tyre, duke i shkaktuar lëndime, ndërsa Prokuroria ka hapur rast ndaj të dyshuarit për sulm.

“ Në Shtërpcë ka ndodh incident pram kur kandidati i Listës Serbe ka sulmuar fizikisht një prej aktivistëve tanë. Prokuroria ka hapur rastin” ka thënë për Kosova.info Rasiq.

Ky sulm ka ardhur në kohën e parafushatës që po zhvillohet për zgjedhjet e 14 shkurtit.