SPORT

LISTA E FORBES E TOP 10 SPORTISTËVE MË TË PASUR, MAYWEATHER LË PRAPA RONALDON E MESSIN

Floyd Mayweather është sportisti më i paguar në botë, duke lënë prapa Cristiano Ronaldon e Leo Messin, sipas listës së fundit të publikuar nga Forbes.

Mayweather ka rimarrë vendin e parë nga ylli portugez i Real Madridit, i cili po kërkon një kontratë të re te gjiganti madrilen.

Boksieri i pensionuar, pas fitimeve nga triumfi ndaj irlandezit Conor McGregor vitin e kaluar, është bërë sërish atleti më i paguar në botë, për herë të katërt brenda shtatë viteve.

Fitimet e 41-vjeçarit, kapin shifrën e 285 milionë dollarë, apo 242 milionë euro.

Ronaldo, ndërkaq, me pasuri prej 108 milionë dollarëve (91 milionë euro) ka rënë në vendin e tretë, kurse Leo Messi me pasurinë 111 milionë dollarë (94 milionë euro) është ngjitur në pozitën e dytë.

Më poshtë keni listën e 10 atletëve më të pasur në Botë, sipas ‘Forbes’.

Shfaq më shumë