SPORT

Lajm i mrekullueshëm: Christian Eriksen lirohet nga spitali

Mesfushori i Danimarkës, Christian Eriksen është liruar nga spitali pasi gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar.

Eriksen kishte pësuar atak kardiak në ndeshjen, Danimarkë – Finlandë dhe ishte në gjendje kritike për jetë.

Megjithatë fatëmirësisht ylli danez i Interit e fitoi duelin më të madh të jetës së tij, dhe tani gjendja e tij është stabile.

Lajmin për lirimin e tij nga spitali e ka konfirmuar gazetari i njohur, Fabrizio Romano.