Bota

Lajm i mirë/ Shpresa e re kundër koronavirusit, ja ilaçi që do të përdoret nesër në Itali

Një dritë e re shprese për luftën kundër koronavirusit vjen nga Japonia, ku tashmë është provuar një ilaç, i cili rezulton efikas kundër pandemisë. Në fakt, në Japoni vdekjet nga virusi kanë qenë minimale: vetëm 8.

Ilaçi tregtohet nën emrin komercial Avigan, me emërtimin shkencor Faripiravir, dhe konsiderohet si një mjet anti-virus farmaceutik, që po përdoret kundër formave të reja të viruseve gripale, të panjohura më parë, transmeton Kosova.info

Nisur nga suksesi që ka pasur në Japoni, një nga rajonet e Italisë, Veneto, që është prekur nga pandemia, ka bërë kërkesë për të provuar në mënyrë eksperimentale në pacientët e spitaleve të tij ilaçin Avigan. Kërkesa është miratuar nga enti italian i farmaceutikës dhe, sipas guvernatorit të rajonit, Luca Zaia, ka mundësi që provat të nisin që nga dita e hënë. Edhe shkencëtarët kinezë kanë deklaruar se ky ilaç është efikas dhe mund të luftojë koronavirusin në vetëm katër ditë./ Kosova.info    

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483