SPORT

Lajm i mirë për Conte, Young shërohet nga koronavirusi

Mbrojtësi i Interit, Ashley Young është shëruar nga COVID-19.

Anglezi ishte testuar pozitiv më 11 tetor, dhe tani është shëruar nga kjo sëmundje, bëjnë të ditur raportet e shumta në Itali.

Sipas Il Corriere dello Sport, Young nuk do të përfshihet në listën e skuadrës së Interit për ndeshjen kundër Genoas që luhet ditën e shtunë, por do të rikthehet në aksion kundër Shakhtarit në Ligën e Kampionëve të martën.

Në testimet e fundit që Inter ka bërë për COVID-19, është mësuar se Roberto Gagliardini dhe Ionut Radu ende janë të infektuar.

Tek Inter së fundi me COVID-19 është infektuar edhe mbrojtësi i djathtë, Achraf Hakimi, i cili mungoi kundër Monchengladbach.