SHËNDETËSIA

Lajm i mirë nga Skenderaj/ Shërohen të gjithë pacientët që kishin koronavirusin

Gjashtë personat që u infektuan me koronavirus në komunën e Skenderajt kanë dalë fitues në këtë betejë.

Tre prej tyre ishin trajtuar në Klinikën Infektive të Prishtinës, ndërsa tre të tjerë që nuk kishin simptoma janë trajnuar në shtëpitë e tyre, njofton Klan Kosova.

Këtë e konfirmoi për klankosova.tv, Leotrim Sahiti, shef i kabinetit të kryetarit të komunës.

“Tre prej tyre janë shëruar disa ditë më herët, ndërsa testet e tre të tjerëve kanë dalë negativë sot. Po ashtu, sot janë testuar 11 persona që kanë qenë raste kontakti të të prekurve dhe të gjithë kanë dalë negativë”.

I pari i komunës, Bekim Jashari, e ka quajtur fitore të përbashkët betejën ndaj koronavirusit.

“Sapo mora informatën nga IKShP që nga 11 mostra të marra sot në Skenderaj, përfshirë edhe pacientët me COVID-19, të gjithë kanë rezultuar negativ”, është shprehur tutje Kryetari Jashari.

Jashari po ashtu ka falënderuar qytetarët që po i përmbahen masave parandaluese që janë ndërmarrë nga ana e komunës sonë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.