SHËNDETËSIA

Lajm i mirë nga Infektivi/ 15 të shëruar nga COVID-19

Një lajm i mirë vjen nga Spitali Infektiv në QSUT, ku po kurohen pacientët e infektuar me koronavirus.

Sipas asaj që poston kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, gjatë ditës së sotme janë shëruar 15 të infektuar.

“Lajm i mirë, 15 të shëruar sot”, shkruan kryeministri në postimin e tij.

Image

Kujtojmë se ditën e sotme, numri i viktimave si pasojë e COVID-19 shkoi në 15, ndërsa ai i të prekurve në 243.