SHËNDETËSIA

Lajm i mirë, mbrëmje pa asnjë rast me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), ka njoftuar se sonte nuk është paraqitur asnjë person me virusin Covid-19.

Rasti i fundit, ishte ai i mesditës, që çoi në 20 numrin e të infektuarve me koronavirus.

“Sonte nuk është konfirmuar asnjë rast pozitiv për virusin SARS-CoV-2. Në qendrën e thirrjeve deri më tash janë pranuar në total 2.597 thirrje, ndërsa vetëm në 24 orët e fundit janë pranuar 553 thirrje telefonike”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.